Kurtulmus: Nuk është detyrë e parlamenteve të vendosin për ngjarjet e vitit 1915

Numan Kurtulmus bëri deklarata të rëndësishme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Kurtulmus: Nuk është detyrë e parlamenteve të vendosin për ngjarjet e vitit 1915

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtulmus ka thënë se bërja fjalë për ngjarjet e vitit 1915 nuk është detyrë e parlamenteve.

Numan Kurtulmus bëri deklarata të rëndësishme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në vlerësimin e tij të bërë në lidhje me votimin e pretendimeve armene në Gjermani, Zëvendëskryeministri Kurtulmus tha: “Nuk është detyrë e parlamenteve për të përcaktuar dhe për të bërë fjalë për mënyrën dhe motivet e ngjarjeve të vitit 1915. Askush nuk do të respektoj asnjë fjalë të asnjë parlamenti në lidhje me këtë çështje. Detyra e parlamenteve nuk është për të bërë kërkime në libra të vjetra dhe për të nxjerr në pah disa llogari të pista të asaj kohe”.Kurtulmus tha se në mbledhje është biseduar edhe në lidhje me rindërtimin e godinave dhe shtëpive të rrënuara gjatë operacioneve antiterror në Sur, Silopi, Cizre, Idil dhe Yuksekova.

Duke theksuar se edhe strukturat paralele janë cilësuar si një organizatë terroriste, Kurtulmus tha se lufta kundër këtij strukturimi pas kësaj do të zhvillohet në formën e luftës kundër organizatës terroriste.

Ndërkaq në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Turqisë të premtuar nga ana e Bashkimit Evropian, Kurtulmus tha: “Dua të theksoj se ne nuk i kuptojmë qasjet dhe sjelljet e disa politikanëve evropian ndaj liberalizimit të vizave për Turqinë me një botëkuptim protestues, duke e penguar dhe vonuar këtë proces, ndërsa i këto i vlerësojmë si të papërshtatshme”.



Lajme të ngjashme