Çavusoglu: Për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë duhet të formohet një grup i përbashkët pune

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu i bëri një vlerësim rendit të ditës për gazetarët e diplomacisë.

Çavusoglu: Për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë duhet të formohet një grup i përbashkët pune

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha se për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë duhet të formohet një grup i përbashkët i punës.

Ministri Çavusoglu i ndodhur në Antalya për pjesëmarrje në Samitin e Vendeve Më Pak të Zhvilluara, i bëri një vlerësim rendit të ditës për gazetarët e diplomacisë.

Duke prekur në deklaratat e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin se “Dëshirojnë të përmirësojnë marrëdhëniet me Turqinë”, Ministri Çavusoglu tha: “Për ti hedhur këto hapa duhet të formojmë një grup të përbashkët të punës dhe ata të bisedojnë mes tyre, të prodhojnë ide për hapat që duhet të hedhim. Ne këtë i propozuam Rusisë. Ne do ti vlerësojmë se cilat hapat do ti hedhim qofshin ato zyrtare apo jozyrtare dhe si përfundim do të gjejmë një rrugë të përbashkët. Nuk është një çështje që nuk mund të zgjidhet”.

Mevlut Çavusoglu gjithashtu kritikoi bashkëpunimin e SHBA-së me organizatën terroriste PYD, ndërsa shtoi se qëllimi i kësaj organizate është të ndaj Sirinë duke vënë nën kontroll më shumë territore.

Ministri Çavusoglu bëri të ditur se kanë paralajmëruar udhëheqjen e Uashingtonit në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se SHBA-ja, e cila Turqinë e shikon si një partnere shembull, nuk duhet të përkrahë një organizatë që dërgon në Turqi terroristë dhe armë.

Në rendin e ditës të Çavusoglus ishte edhe procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE.

Duke e bërë të ditur se sot Evropa ka nevojë për Turqinë më shumë se dje, Ministri i Jashtëm, Çavusoglu preku edhe në rregullimin e ligjit për luftën kundër terrorit që kërkohet në kuadër të liberalizimit të vizave.

“Aktualisht Turqia është duke luftuar kundër disa organizatave terroriste. Për ne është e pamundur bërja e rregullimeve të ligjit të terrorit në një situatë të tillë”, - ka thënë Çavusoglu.

Ai gjithashtu tha se ekspertët e BE-së dhe Turqisë do të takohen për të shkëmbyer mendimet në lidhje me hartën rrugore dhe vetëm pas kësaj do të mund të miratojnë marrëveshjen e ripranimit.

“Ne kemi këtë vendosmëri, nëse vazhdojnë me këtë qëndrim atëherë nuk do të nënshkruhet marrëveshja e ripranimit. Sepse të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ky nuk është kërcënim, por nevojë e marrëveshjes”, u shpreh Çavusoglu.

Ministri gjithashtu tha se në saje të formulës 1 për 1 e arritur me Greqinë për të parandaluar vdekjet e emigrantëve në Detin Egje, numri i emigrantëve që kalojnë në ishujt grek në ditë nga 6 mijë e 800 sa ishte në tetor të vitit të kaluar është ulur në rreth 30 në ditë.  



Lajme të ngjashme