Turqi-Qeveria e Kryeministrit Binali Yildirim mori votëbesimin në kuvend

Në seancën plenare të Kuvendit qeveria mori 315 vota pro ndërsa kundër ishin 138.

499807
Turqi-Qeveria e Kryeministrit Binali Yildirim mori votëbesimin në kuvend

Qeveria e 65-të e formuar nën kryesimin e kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Binali Yildirim mori votëbesimin në kuvend.

Në votimin e bërë në seancën plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë qeveria e re mori votëbesimin me 315 vota pro dhe 138 kundër.

Kryeministri Binali Yildirim në deklaratën e tij të bërë pas votëbesimit tha se do të punojnë vazhdimisht për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, forcimin e demokracisë dhe për unitetin e solidaritetin e popullit.



Lajme të ngjashme