Turqi-1,8 miliardë euro të shpenzuara deri më tani për aeroportin e tretë në Stamboll

Në ndërtimin e aeroportit aktualisht punojnë 15.153 persona, ndërsa numri i punëtorëve mund të rritet.

Turqi-1,8 miliardë euro të shpenzuara deri më tani për aeroportin e tretë në Stamboll

Për ndërtimin e aeroportit të tretë në Stamboll, në të cilën gjenden parkingje, hotele, qendra tregtare dhe objekte të tjera, deri më tani janë shpenzuar 1.8 miliardë euro.

Në ndërtimin e aeroportit aktualisht punojnë 15.153 persona, ndërsa numri i punëtorëve gjatë një periudhe të caktuar mund edhe të dyfishohet.

Gjatë ndërtimit të aeroportit do të përdoret material i cili do të merret nga rajonet e Turqisë. Deri te aeroporti dhe nga aeroporti pasagjerët do të mund të udhëtojnë me transport të ndryshëm siç janë metrotë, trena të shpejtë dhe autobusë.

Planifikohet që nga ky aeroport në ditë të realizohen më shumë se 1000 fluturime, nëpërmjet të cilit Stambolli do të lidhet me 350 destinacione në mbarë botën.


Fjalët Kyçe: ndërtimi , aeroporti , Stamboll , Turqi

Lajme të ngjashme