MPJ turke shpreh shqetësimet nga rritja e racizmit në Evropë

Turqia shprehu shqetësimin e thellë që ndjenë nga rritja e racizmit në Evropë, i cili arriti në përmasa serioze.

499782
MPJ turke shpreh shqetësimet nga rritja e racizmit në Evropë

Turqia shprehu shqetësimin e thellë që ndjenë nga rritja e racizmit në Evropë, i cili arriti në përmasa serioze.

Ministria e Jashtme turke në një deklaratë me shkrim të publikuar me rastin e 23-vjetorit të masakrës së Solingenit që ndodhi më 29 maj 1993 në qytetin gjerman Solingen, bëri të ditur se përkujton me dhimbje 5 qytetarë turq të masakruar nga ana e një grupi ksenofob racist.

Në deklaratë edhe njëherë u shpreh shqetësimi nga racizmi, ksenofobia dhe islamofobia, të cilat arritën në përmasa serioze kohëve të fundit në Evropë, ndërsa u tha se shpresohet që këto lloj ngjarjesh tragjike të mos përsëriten më.

“Në këtë kuadër i ftojmë personat, të cilët mbajnë përgjegjësi sociale në opinioni publik me në krye politikanët, për tu angazhuar në diskurse dhe veprime unifikuese në vend të shprehjeve që do të shkaktojnë trazira mes komuniteteve”, u tha ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke.



Lajme të ngjashme