Ushtria turke asgjëson 104 terroristë të DAESH-it

Pas raketave të hedhura në Kilis, Forcat e Armatosura Turke u përgjigjën me obusët furtuna. Të mbështetur edhe nga ajri me avionët e koalicionit ndërkombëtarë, u asgjësuan 104 terroristë të DAESH-it.

Ushtria turke asgjëson 104 terroristë të DAESH-it

Shtatmadhoria e Turqisë bëri të ditur se pozicionet e DAESH-it që nga Siria hodhi 6 raketa dhe topa artileri në nënprefekturën Elbeyli të Kilisit dhe kundër 2 postave policore, u goditën me 233 topa artilerie furtuna, 40 raketahedhëse dhe me 4 tanke. Kundër këtyre objektivave të DAESH-it u zhvilluan edhe 11 operacione ajrore me avionët e koalicionit.

Deklarohet se me goditjet nga toka nga ana e Turqisë dhe operacionet ajrore, janë shkatërruar 7 ndërtesa të cilat përdoreshin si shtabe nga ana e organizatës terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme