Vazhdon shpërbërja e PKK-së

Organizata terroriste separatiste PKK është në agoni për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme që merr nga operacionet efektive të forcave të sigurisë.

498811
Vazhdon shpërbërja e PKK-së

Terroristët e bllokuar në kafaz në operacionet që vazhdojnë në qytezën Nusaybin të Mardinit dorëzohen në grupe tek forcat e rendit.

Të mërkurën u dorëzuan tek forcat e sigurisë 25 terroristë, 6 femra, kurse të enjten u dorëzuan 42 terroristë të tjerë, nga të cilët 10 janë femra.

Sipas përcaktimeve, 4 nga 42 terroristët e dorëzuar në këtë grup kanë qenë të ashtuquajtur përgjegjës të nivelit të lartë të “organizatës rinore”.

Përveç besimit në rënie brenda organizatës terroriste ndaj të ashtuquajturit staf drejtues në malin Kandil, procesin e shpërbërjes së organizatës e ka përshpejtuar edhe qëndrimi i vendosur i ushtrisë turke ndaj terroristëve.

Kjo kuptohet edhe nga rrëfimet e terroristit me inicialet Z.K., që është dorëzuar më herët tek forcat e rendit.

Po të ishim ne në vend të ushtarëve, ne do ti kishim qëlluar ata në kokë, por ushtarët u sollën me ne në mënyrë shumë njerëzore”, pohon ai.

Një terrorist tjetër i vetëdorëzuar thotë:

Jam penduar. Po ta dija që puna qëndronte kështu nuk do të isha bashkuar me organizatën. Aktivitetin e kemi filluar duke ngritur barrikada. Pastaj na thanë “që kemi nevojë për të rinj që lë luftojnë. Edhe ne pastaj hymë në radhët e organizatës, që në fakt kjo më shumë ishte një dëshirë për të imituar të tjerët”.

Ndërsa një terrorist tjetër e shpreh me këto fjalë pendimin e tij:

Në jetë nuk jam penduar për asnjë gjë tjetër sa jam penduar për këtë (pjesëmarrjen në organizatë). Kam gabuar shumë”.

Njësitë e Forcave të Armatosura dhe policisë turke pasi pastruan nga terroristët me radhë qytezat Silopi dhe Xhizre të Shërnakut (Şırnak), qytezën Sur të Dijarbakërit (Diyarbakır) dhe Jykseova (Yüksekova) të Hakarit, së fundmi pastruan edhe qytezën Nusajbin të Mardinit.

Në operacionet që janë kryer brenda dhe jashtë vendit që nga 23 korriku, datë kur nisën operacionet për rivendosjen e qetësisë, e deri më sot janë asgjësuar gjithsej 7 mijë 78 terroristë.

Operacionet e forcave të rendit kanë 73 ditë që vazhdojnë dhe në kuadër të tyre qendra e Shërnakut (Şırnak) është pastruar nga terroristët në raportin 96%, kurse qyteza Nusajbin (Nusaybin) është pastruar me 81%.



Lajme të ngjashme