Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Elmar Brok: Turqia për BE-në më e rëndësishme sesa në Luftën e Ftohtë

Kryetari i Komitetit të Parlamentit Evropian (PE) për Punë të Jashtme, Elmar Brok, ka ofruar të enjten mbështetjen e tij të plotë në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Turqisë.

Elmar Brok: Turqia për BE-në më e rëndësishme sesa në Luftën e Ftohtë

Kryetari i Komitetit të Parlamentit Evropian (PE) për Punë të Jashtme, Elmar Brok, ka ofruar të enjten mbështetjen e tij të plotë në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Turqisë.

Elmar Brok theksoi se çështja e liberalizimit të vizave për shtetasit turq në hapësirën Schengen nuk ka nisur të diskutohet bashkë me marrëveshjen Turqi-BE për refugjatët, por është prej një kohe të gjatë në tavolinën e bisedimeve.

“Marrëveshja me Kolumbinë u bë dhe u finalizua. Bashkimi Evropian (BE) nuk kërkon viza as nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe s’besoj se ky vend ka një demokraci më cilësore apo më të avancuar sesa Turqia”, tha ai.

Pjesëmarrës në Takimin 14. Të Dialogun Evropian, organizuar në qytetin Lozanë të Zvicrës nga Presidenti i Fondacionit “Jean Monnet”, Pat Cox, nën temën “Turqia dhe Bashkimi Evropian”, eurodeputeti gjerman vuri në pah se Unioni dhe Turqia kanë interesa të përbashkëta dhe se do të kënaqej nga aderimi i këtij vendi në botën perëndimore.

“Sot, Turqia për Evropën është shumë më e rëndësishme sesa gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë”, u shpreh ai në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe nënsekretari i Ministrisë turke për Punët e BE-së, Rauf Engin Soysal.

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së nënvizoi ndër të tjera se marrëdhëniet e Unionit me Turqinë janë mjaft më të ngushta sesa me shumë vende të botës dhe se dy të tretat e investimeve të huaja në Turqi realizohen nga shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai tërhoqi vëmendjen se problemet globale, sidomos kriza siriane, nuk mund të zgjidhjen pa Turqinë dhe se disa vende, ku ia vlen të përmenden me ngulm Turqia, Iraku dhe Libani, kanë marrë mbi supe një peshë shumë më të rëndë sesa BE-ja në lidhje me krizën e refugjatëve.

Në fund, Elmar Brok kritikoi Bashkimin Evropian për mospërmbushje të angazhimeve dhe përgjegjësive rreth krizës së emigrantëve duke shtuar se ndihma financiare prej 6 miliardë eurosh, që i është premtuar për t’iu dhënë Turqisë, do të shpenzohet në arsimimin e refugjatëve dhe në shërbimet shëndetësore për ta.



Lajme të ngjashme