Turqi – 3 dëshmorë në sulmet terroriste të PKK në Mardin

1 ushtar dhe 2 roje kanë rënë dëshmorë në një sulm me autobombë të terroristëve të PKK-së kundër Postëkomandës së Xhandarmërisë në Midyat të Mardinit.

Turqi – 3 dëshmorë në sulmet terroriste të PKK në Mardin

1 ushtar dhe 2 roje kanë rënë dëshmorë, ndërsa 9 persona të tjerë janë plagosur në sulmin e realizuar nga terroristët me autobombë kundër Postëkomandës së Xhandarmërisë “Anıtlı” në Midyat të Mardinit.

Në vendngjarje u dërguan menjëherë përforcime dhe filloi operacioni për kapjen e terroristëve.

Rojet e fshatit e diktuan herët automjetin e ngarkuar me eksploziv dhe sakrifikuan veten e tyre duke parandaluar një tragjedi të madhe në këtë sulm të pabesë.

Kryetari i Federatës së Rojeve Provizore të Fshatit dhe Familjeve të Dëshmorëve në Turqi, Orhan Kandemir në një prononcim thotë se rojet tentuan ta ndalonin minibusin që përparonte në drejtim të hyrjes së postës, por automjeti nuk qëndroi pavarësisht paralajmërimit të tyre “Ndal”.

Rojet e fshatit u përpoqën ta ndalojnë minibusin duke hapur zjarr ndaj tij. Pastaj automjeti u përplas tek barrierat dhe shpërtheu eksplozivi që kishte brenda”, sqaroi më tej Kandemir.

Ndërkaq terroristë të maskuar kanë djegur duke qëlluar me “koktejl molotovi” një shkollë në qytezën Ballar (Bağlar) të Dijarbakërit (Diyarbakır).

Banorët që gjendeshin pranë dhe roja i shkollës ndërhynë menjëherë dhe e fikën zjarrin para se flakët të përpinin objektin e shkollës.

Forcat e rendit filluan një operacion për kapjen e terroristëve që arritën të ikin nga vendi i ngjarjes.



Lajme të ngjashme