Merkel, e qetë edhe pas reagimit të Erdoganit për Marrëveshjen e Ripranimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh të mërkurën se nuk ishte aspak e shqetësuar, pavarësisht reagimit të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për bllokimin e marrëveshjes Turqi-BE, që mundëson një ulje të ndjeshme të fluksit të emigrantëve.

Merkel, e qetë edhe pas reagimit të Erdoganit për Marrëveshjen e Ripranimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh të mërkurën se nuk ishte aspak e shqetësuar, pavarësisht reagimit të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për bllokimin e marrëveshjes Turqi-BE, që mundëson një ulje të ndjeshme të fluksit të emigrantëve drejt Evropës.

“Nuk ndihem aspak e shqetësuar. Është e mundur që disa çështje marrin më tepër kohë, por në fund, ne, në të gjitha rastet e mundshme do t’u përmbahemi marrëveshjeve”, u shpreh ajo për shtypin në përfundim të një takimi të qeverisë në Meseberd.

Merkelit iu drejtua një pyetje rreth deklaratave të Erdoganit, i cili paralajmëroi dje se Parlamenti turk do të bllokonte zbatimin e Marrëveshjes së Ripranimit, nëse nuk shënohen progrese për çështjen e liberalizimit të vizave për shtetasit turq.

Marrëveshja për një liberalizim të mundshëm nga fundi i muajit qershor i regjimit të vizave për shtetasit turq në hapësirën Schengen është në fokus të paktit më të zgjeruar për çështjen e emigrantëve, që mundëson reduktimin e fluksit të kalimeve të jashtëligjshme drejt Evropës.



Lajme të ngjashme