Gjermanët lavdërojnë projektet e mëdha turke

Një nga gazetat me të njohura në Gjermani, Frankfurter Allgemeine Zeitung, publikoi një lajm ku lavdëroheshin projektet gjigande, ndërtimi i të cilave vazhdon në Stamboll.

Gjermanët lavdërojnë projektet e mëdha turke

Në lajmin me titull “Kampionët botëror të ndërtimit të Bosforit”, prezantoheshin investimet gjigande si Aeroporti i 3-të, Ura Yavuz Sultan Selim dhe Tuneli i Evroazisë dhe bëhej e ditur se këto janë ndër projektet më të mëdha në botë.

Në lajm shkruhej: “Të gjitha këto janë mega projektet e Turqisë e cila në vitet në vijim kërkon të hyjë ndër 10 ekonomitë më të mëdha në botë. Në asnjë vend në botë nuk punohet në projekte infrastrukturore kaq të mëdha dhe kaq emocionuese”.



Lajme të ngjashme