Turqi - Dorëzohen 25 terroristë të PKK-së

Operacionet për kapjen e terroristëve në zonën juglindore të Turqisë vazhdojnë.

Turqi - Dorëzohen 25 terroristë të PKK-së

Si pasojë e shpërthimit të mjetit artizanal të vendosur në rrugë gjatë kalimit të autoblindës në nënprefekturën Çaldiran të Vanit kanë rënë dëshmorë 6 ushtarë dhe u plagosën 2 të tjerë.

Në deklaratën e bërë nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke thuhet se shpërthimi ndodhi dje në orën 17.00 sipas orës së Turqisë gjatë kalimit të autoblindës të dërguar me qëllim të ndërhyrjes ndaj terroristëve të PKK-së, të cilët kanë bllokuar rrugën Van Çaldiran-Agri Dogubeyazit dhe i kanë vënë zjarrin 10 maunave.

Në deklaratë thuhet se të plagosurit janë dërguar në spital ku vazhdon kurimi i tyre, ndërsa u tha se “Në këtë zonë kanë filluar operacionet për asgjësimin e terroristëve të mbështetura nga toka me njësi shtesë dhe nga ajri me helikopter sulmues e avion luftarak zbulues”.

Ndërkaq në nënprefekturën Silopi të Sirnakut, terroristët e PKK-së, të cilët nuk ndaluan makinën pas urdhrit të forcave të sigurisë, deshën të hedhin bombë ndaj tyre.

Si pasojë e shpërthimit të bombës brenda makinës janë vrarë 3 terroristë dy prej të cilëve ishin femra.

Gjatë hetimit të makinës pas shpërthimit janë gjetur edhe një armë e gjatë zjarri, një pistoletë dhe 2 bomba dore.

Edhe në operacionet e ndërmarra në Bingol janë neutralizuar 3 terroristë.

Njëri prej terroristëve ishte Abidin Bayram, i cili kërkohej me listën ngjyrë hiri dhe për të cilin ishte vënë shpërblim 300 mijë lira turke.

Në anën tjetër në nënprefekturën Nusaybin të Mardinit vazhdojnë operacionet “Petriti-7” të filluara nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe pjesëtarët e forcave policore për mbylljen e gropave, heqjen e barrikadave, asgjësimin e mjeteve shpërthyese të vendosura nga terroristët e PKK-së dhe për rivendosjen e rendit publik në këtë zonë.

Në këtë kuadër nga terroristët e rrethuar, të cilëve u janë mbyllur edhe rrugën e ikjes, tek forcat e sigurisë u dorëzuan 25 terroristë.

Burimet e sigurisë bëjnë të ditur se terroristët e PKK-së, të cilët janë në pozitë të vështirë për shkak të operacioneve, kanë filluar të shpërbëhen dhe se numri i të dorëzuarve do të vijë duke u rritur.     



Lajme të ngjashme