Publikohet programi i qeverisë së 65-të

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Kryeministri Binali Yildirim, dje në seancën plenare të Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë e lexoi programin e qeverisë së 65-të.

Publikohet programi i qeverisë së 65-të

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Kryeministri Binali Yildirim, dje në seancën plenare të Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë e lexoi programin e qeverisë së 65-të.

Në programin e qeverisë u vë theksi në luftën kundër terrorit dhe hartimin e kushtetutës së re.

Duke vënë theksin se lufta kundër të gjitha organizatave terroriste, me në krye organizatën separatiste dhe të strukturave paralele do të vazhdojë me vendosmëri, Kryeministri Yildirim tha se “Nuk do të tolerohet asnjë strukturim ilegal që do të dëmtonte unitetin, vëllazërinë e kombit dhe përjetësinë e vendit tonë. Populli ynë le të jetë i bindur se ky problem i terrorit do të dalë nga rendi i ditës së Turqisë”.

Duke e bërë të ditur se me ndryshime rrënjësore në arsim, sistemin e drejtësisë dhe në ekonomi gjatë rrugës drejtë arritjes së objektivit të 100-vjetorit të Republikës, Turqia do të arrijë në standardet shtetërore të “grupit me të ardhura të larta” dhe “në nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzor”, Binali Yildirim tha: “Qeveria jonë, ashtu si deri më sot, do të vazhdojë rrugën e saj në mënyrë të vendosur për ndërtimin e ardhmërisë së kombit tonë. Në çdo punë që do të kryejmë me moton “Garantoje jetën e njeriut që të forcohet shteti” në planë të parë do ta mbajmë lumturinë e njeriut dhe mirëqenien e shtetit”.

Duke e bërë të ditur se do të vazhdojnë të respektojnë fenë, gjuhën, kulturën, vlerat, mënyrën e jetesës dhe të gjitha diversitetet tjera të qytetarëve, Binali Yildirim tha se do të vazhdojnë edhe me zgjerimin e fushave të të drejtave dhe lirive duke u bazuar në zhvillimin njerëzor.

Kryeministri tërhoqi vëmendjen në hapat e rëndësishme të hedhura në drejtim të bërjes së Turqisë një shtet të fortë ligjor, ndërsa shtoi se do të zgjerohet edhe fusha politike, në vend të tutelës do të forcohet vullneti i popullit me plot kuptim të fjalës dhe se së bashku me kushtetutën dhe sistemin e ri, me rregullore të re të Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, do të hartohen dhe hyjnë në fuqi edhe ligji për partitë politike dhe ligji zgjedhor.

Yildirim tha se në mesin e prioriteteve të Partisë AK do të jetë hartimi i kushtetutës së re përfshirë edhe sistemin presidencial, ndërsa vijoi duke thënë se “Propozimi i Partisë AK për sistemin presidencial bazohet në strukturën unitare”.

Ai gjithashtu theksoi se rinia është e ardhmja e vendit ndërkaq bëri të ditur se njëra prej objektivave gjatë periudhës së qeverisë së 65-të është edhe ulja e moshës për zgjedhje në 18-vjeç.

Duke shtuar se njëra prej objektivave është edhe punësimi i më shumë të papunëve gjatë periudhës së ardhshme, Binali Yildirim tha se mënyra për të bërë këtë është përshpejtimi i investimeve.

“Në zonat me mungesë të investimeve në vendin tonë me në krye zonat lindore dhe juglindore, do të vihen në jetë investimet e reja me programet shtetërore dhe në bashkëpunim me sektorin privat, të cilat do të krijojnë mundësi për punësime të reja dhe të ndihmojnë që të rinjtë tanë mos bien në grackën e organizatës terroriste”, - ka thënë Yildirim.



Lajme të ngjashme