Turqi-Bëhen të ditur emrat e kabinetit të ri qeveritar

Presidenti Recep Tayyip Erdogan miratoi listën e propozuar nga kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Binali Yildirim.

Turqi-Bëhen të ditur emrat e kabinetit të ri qeveritar

Janë bërë të ditur edhe emrat e anëtarëve të kabinetit të ri të qeverisë së 65-të të Turqisë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan miratoi listën e propozuar nga kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Binali Yildirim për kabinetin qeveritar.

Sipas kësaj Numan Kurtulmus, Nurettin Canikli, Tugrul Turkes, Mehmet Simsek dhe Veysi Kaynak janë emëruar për zëvendëskryeministra.

Si Ministër i Integrimit Evropian dhe kryenegociator në kabinetin e ri është emëruar Omer Çelik, ndërkaq Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu do të vazhdoj me detyrë.

Ndërkaq ministrja e vetme në kabinetin e ri do të jetë Fatma Betul Sayan, e cila do të kryej detyrën e Ministres së Familjes dhe Politikat Sociale.

Qeveria e re me detyrë do të fillojë pas paraqitjes së programit të qeverisë së re para Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, ndërsa me detyrë do të filloj pas votëbesimit që do të bëhet 2 ditë më vonë.

Lista e kabinetit të ri qeveritar e miratuar nga Presidenti Erdogan është si më poshtë:

Kryeministri: Binali Yıldırım

Zëvendëskryeministri: Nurettin Canikli
Zëvendëskryeministri: Mehmet Şimşek
Zëvendëskryeministri: Numan Kurtulmuş
Zëvendëskryeministri: Yıldırım Tuğrul Türkeş
Zëvendëskryeministri: Veysi Kaynak

Ministri i Drejtësisë: Bekir Bozdağ

Ministrja e Çështjeve Familjare dhe Politikat Sociale: Fatma Betül Sayan Kaya 

Ministri i Integrimit Evropian: Ömer Çelik

Ministri i Shkencës Industrisë dhe Teknologjisë: Faruk Özlü 

Ministri i Punës dhe Sigurimit Social: Süleyman Soylu 

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit: Mehmet Özhaseki 

Ministri i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu 

Ministri i Ekonomisë: Nihat Zeybekçi

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Berat Albayrak

Ministri i Rinisë dhe Sportit: Akif Çağatay Kılıç

Ministri i Ushqimit Bujqësisë dhe Blegtorisë: Faruk Çelik 

Ministri i Tregtisë dhe Doganave: Bülent Tüfenkçi

Ministri i Brendshëm: Efkan Ala 

Ministri i Zhvillimit: Lütfi Elvan 

Ministri i Kulturës dhe Turizmit: Nabi Avcı

Ministri i Financave: Naci Ağbal 

Ministri i Arsimit Kombëtar: İsmet Yılmaz 

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare: Fikri Işık 

Ministri i Pylltarisë dhe Çështjeve Ujore: Veysel Eroğlu 

Ministri i Shëndetësisë: Recep Akdağ

Ministri i Transportit dhe Detarisë: Ahmet Arslan 



Lajme të ngjashme