Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

SHBA: Nuk mbështesim një zonë gjysmëautonome për kurdët e Sirisë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, deklaroi të hënën në mbrëmje se kuptojnë shqetësimet e Turqisë dhe se nuk mbështesin një zonë gjysmëautonome për kurdët e Sirisë.

SHBA: Nuk mbështesim një zonë gjysmëautonome për kurdët e Sirisë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, deklaroi të hënën në mbrëmje se kuptojnë shqetësimet e Turqisë dhe se nuk mbështesin një zonë gjysmëautonome për kurdët në Siri.

Gjatë konferencës ditore për shtyp, Mark Toner iu përgjigj pyetjeve në lidhje me vizitën, që realizoi në Siri fundjavën e kaluar shefi i Komandës Qendrore të SHBA-ve (CENTCOM), Gjenerali Joseph Votel.

“Ne kemi marrëdhënie të ngushta me Turqinë dhe i kuptojmë shqetësimet e saj në lidhje me kurdët në veri të Sirisë, të cilëve u përcollëm qëndrimin tonë të qartë dhe të prerë që të mos formojnë një zonë autonome”, u shpreh ai.

“Kurdët nuk duhet të bëjnë përpjekje për të marrë kontrollin e zonave të zbrazura nga DAESH-i, por duhet t’ua lënë këto territore administratës civile lokale për të mundësuar rikthimin e popullatës së arratisur”, shtoi Toner.

Sa i përket kontakteve të vazhdueshme të autoriteteve amerikane me organizatën terroriste, PYD, zëdhënësi i diplomacisë amerikane sqaroi se kjo nuk do të thotë që Uashingtoni mbështet aspiratën e tyre për autonomi.

“Këto bisedime tregojnë se ne duam të kemi një bashkëpunim të ngushtë me forcat kurde. Ne duam të marrim informacione të dorës së parë për nevojat që ata kanë, si dhe për vështirësitë me të cilat përballen në terren. Por këto bisedime s’do të thonë që ne njohim kërkesat e tyre për autonomi”, theksoi Mark Toner.



Lajme të ngjashme