Turqi – Indeksi i besimit të konsumatorit rritet me 0,4% në maj 2016

Sipas një ankete të realizuar nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Turqisë (TCMB) indeksi i besimit të konsumatorit në maj është rritur me 0,4% në krahasim me muajin e kaluar.

Turqi – Indeksi i besimit të konsumatorit rritet me 0,4% në maj 2016

Është publikuar indeksi i besimit të konsumatorit i llogaritur sipas përfundimeve të anketës së prirjes së konsumatorit të realizuar nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Turqisë (TCMB).

Sipas anketës në fjalë në muajin maj indeksi ka shënuar një rritje me 0,4% në krahasim me muajin e kaluar.

Në muajin prill indeksi i besimit të konsumatorit kishte qenë 68,46, kurse në maj u realizua në 68,75.

Kurse indeksi i parashikimit për numrin e të papunëve ka pësuar një rënie me 0,1% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe në muajin u llogarit në kuotën 69,01.

Ndërsa indeksi i probabilitetit për të bërë kursime shënoi një ulje me 5,9%. Në muajin prill ky indeks ishte 23,75, kurse në muajin maj ra në 22,35.



Lajme të ngjashme