BE-ja, mesazh urimi për kreun e ri të Partisë AK, Binali Yildirim
Bashkimi Evropian publikoi të dielën në mbrëmje një mesazh urimi për kryetarin e ri të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Binali Yildirim, i cili mori detyrën e formimit të qeverisë së re turke.



Bashkimi Evropian (BE) publikoi të dielën në mbrëmje një mesazh urimi për kryetarin e ri të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Binali Yildirim, aktualisht ministër i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, i cili mori detyrën e formimit të qeverisë së re turke.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, përshëndetën Binali Yildirimin përmes një komunikate të përbashkët me shkrim.
“Presim me padurim që të punojmë së bashku përballë vështirësive të përbashkëta rajonale e ndërkombëtare, si dhe që të vazhdojmë realizimin e gjithanshëm të partneritetit tonë siç është rënë dakord në samitin e parë BE-Turqi të muajit nëntor 2015 dhe në marrëveshjen BE-Turqi të 18 marsit 2016”, theksohet në komunikatën e Unionit.