Topçu: Politika e Turqisë për Ballkanin ka një të kaluar 1 mijë vjeçare

Kryekëshilltari i Presidentit, Yalçın Topçu tha se politika e Turqisë për Ballkanin ka një të kaluar 1 mijë vjeçare.

Topçu: Politika e Turqisë për Ballkanin ka një të kaluar 1 mijë vjeçare

Topçu shkoi në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës për të marrë pjesë në mbledhjen me temë “Ekzistenca turke në Ballkan” organizuar nga Shoqata e Biznesmenëve Turko-Boshnjake.

Në fillim ai vizitoi varrin e liderit të paharrueshëm të Bosnje-Hercegovinës, Mbretit të Njohurisë, Aliya İzzetbegoviç.

Topçu më pas vizitoi Universitetin Ndërkombëtarë të Sarajevës të ndërtuar nga ana e biznesmenëve turq bamirës dhe Përfaqësinë e Radio Televizionit Turk në Sarajevë.

Yalçın Topçu, iu përgjigj pretendimeve të disa organeve mediatike që bëjnë transmetime drejt Ballkanit, se ndryshimi i qeverisë në Turqi shtyn Turqinë në një mosnjohuri të politikave të Ballkanit.

Ai nënvizoi se politika e Turqisë për Ballkanin nuk varet nga individët.

Gjithashtu ai bëri të ditur se me nismat e vitit të fundit të TRT-së, kanali shtetëror është kthyer në një institut botëror.

Kryekëshilltari i Presidentit, Yalçın Topçu, në mbledhjen me temë “Ekzistenca turke në Ballkan” tha se vendet mund të kenë kufij, por hapësira gjeografike e zemrave nuk ka kurrë kufij.

Ai tërhoqi gjithashtu vëmendjen se zhvillimi i bashkëpunimit të biznesmenëve të dyja vendeve, duhet të kontribuojë në zhvillimin e Bosnje-Hercegovinës dhe rritjen e investimeve turke në këtë vend.



Lajme të ngjashme