Mesazhi i Presidentit Erdogan në Kongresin e Jashtëzakonshëm dëgjohet në këmbë nga të pranishmit

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim Ak që udhëheq pa ndërprerje Turqinë prej 14 vjetësh, në Kongresin e 2-të të Jashtëzakonshëm do të zgjedhë kryetarin e tretë të partisë.

Mesazhi i Presidentit Erdogan në Kongresin e Jashtëzakonshëm dëgjohet në këmbë nga të pranishmit

Kongresi i Partisë AK zhvillohet në Sallën e Sportit Arena në Ankara.

Mesazhi i Presidenti Erdogan u lexua në këtë kongres.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Edhe pse ndërpreva lidhjet ligjore me Partinë AK ditën që u betova si president, me ju nuk i kam ndërprerë kurrë lidhjet shpirtërore dhe nuk do ti ndërpres asnjëherë”.

"I nderuar Këshill, i nderuar Kryetari i Përgjithshëm i Partisë AK, të ftuar të vyer pjesëmarrës në kongres, të dashur vëllezër dhe motra me të cilët kemi luftuar dhe kemi arritur suksese në këtë rrugë që jemi duke ecur sëbashku gjatë gjithë jetës time politike dhe të dashur të rinj ju përshëndes me mall dhe me ndjenjat më të përzemërta. Uroj që Kongresi i 2-të i Jashtëzakonshëm i Partisë AK të kalojë me sukses. Që tani shpreh urimet e mia për kryetarin e ri që do të zgjidhet dhe shokëve që do të marrin përsipër përgjegjësitë e organeve drejtuese të partisë. Për Partinë AK,  fati i së cilës që prej krijimit të sajë njehsohet me fatin e vendit, këtë kongres e shoh si një ceremoni dorëzimi detyre, dhe një rigjallërim të forcës dhe motivimit" u shpreh Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.

Edhe Kryetari i Partisë AK dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu tha se ky është një kongres besnikërie dhe jo një kongres lamtumire.

“Vëllezërit e mi, ne i japim lamtumirën detyrës, pozicionit në detyrë dhe postit, por nuk i japim kurrë lamtumirën, idealit dhe kauzës tonë. Ne e kemi mbajtur marrëveshjen e kauzës sonë mbi gjithçka. Ne nuk rendim ndaj agjendave të përkohshme por jemi në kërkim të virtyteve të përhershme. Ne nuk devijojmë nga rruga jonë, nuk biem në kurthe që na dalin përpara dhe as nuk harrojmë horizontet tona, kauzat tona dhe dashurinë tonë” tha Davutoglu.

Kurse Binali Yildirim që u tregua kandidati i vetëm për Kryetar të Partisë AK në Kongresin e 2-të të jashtëzakonshëm me votat e 1 282 delegatëve, në fjalimin e tij tha: “Ndërrimi i stafetës është vetëm dhe vetëm një mjet për të mbajtur hapur derën e shërbimeve të reja ndaj popullit. Recep Tayyip Erdogan është një njeri i kauzës, njeri i popullit, një mbrojtës i pamposhtur i Turqisë së madhe. Gjithmonë me kokën lart dhe me krenari jemi shprehur ‘unë jam bashkudhëtar, shok i fatit, mik shpirtëror i Recep Tayyip Erdogan ‘. Edhe pas kësaj do të vazhdojmë të themi po të njëjtën gjë. I nderuar president të japim fjalën se dashuria jote është dashuria jonë, kauza jote është kauza jonë, udha jote është udha jonë” tha Yildirim.

Ndërkaq, në Kongresin e 2-të të Jashtëzakonshëm të Partisë AK, u përcaktuan edhe 50 anëtarët e përhershëm të Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv të Partisë (MKYK).

Ata janë Abdülhamit Gül, Ahmet Sorgun, Ali Aydınlıoğlu, Asuman Erdoğan, Ayhan Ogan, Ayşe Sula Köseoğlu, Bekir Bozdağ, Berat Albayrak, Burhan Kuzu, Cevdet Yılmaz, Çiğdem Karaaslan, Edibe Sözen, Efkan Ala, Emine Nur Günay, Erol Kaya, Fatma Seniha Nükhet Hotar, Fatih Şahin, Fatma Güldemet Sarı, Fazilet Dağcı Çığlık, Fevzi Şanverdi, Hamza Dağ, Hayati Yazıcı, Hüseyin Özbakır, Jülide Sarıeroğlu, Galip Ensarioğlu, Mehdi Eker, Mahmut Kaçar, Markar Esayan, Mehmet Muş, Mehmet Müezzinoğlu, Murat Baybatur, Mustafa Ataş, Mustafa Köse, Mustafa Savaş, Mustafa Şentop, Mustafa Yel, Nurettin Canikli, Özben Gökçen, Öznur Çalık, Rabia Sezer Katırcıoğlu, Ravza Kavakçı Kan, Sema Ramazanoğlu, Serkan Bayrak, Şaban Dişli, Vedat Demiröz, Veysi Kaynak, Yasin Aktay, Yaşar Karayel, Zeyit Aslan, Zeynep Alkış. 



Lajme të ngjashme