Parlamenti turk miraton p/ligjin për heqjen e imunitetit të 138 deputetëve

Propozimligji për heqjen e imunitetit parlamentar u miratua sot në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë me shumicë votash, pa pasur nevojë që kjo çështje të votohet me referendum.

Parlamenti turk miraton p/ligjin për heqjen e imunitetit të 138 deputetëve

Parlamenti turk miratoi në seancë plenare me 376 vota pro propozimin për ndryshimin kushtetues në lidhje me heqjen e imunitetit të 138 deputetëve të përmendur në procedura ligjore.

Në raundin e parë të votimit për nenin 1. të propozimligjit u numëruan 350 vota pro, ndërsa në të dytin 374 të tilla.

Në vijim, pas miratimit edhe në nenit 2. me 374 vota pro, Parlamenti nisi votimin për të gjithë lëndën.

Propozimi në tërësi u miratua nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë me 376 vota pro, pa pasur nevojë që kjo çështje të votohet me referendum.

Gjatë procesit në vijim, 667 dosjet për 138 deputetët e përmendur në procedura ligjore do t’i dorëzohen drejtpërsëdrejti Gjyqësorit.

Shumica e dosjeve (405) i përket Partisë Demokratike të Popujve (HDP).

Dosjet në lidhje me procedimin ligjor të një numri të madh të deputetëve të HDP-së, mes të cilëve edhe bashkëkryetarët e partisë, Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag, kishin kohë që prisnin të shqyrtoheshin nga Parlamenti i Turqisë.



Lajme të ngjashme