Forcat e Armatosura Turke godasin organizatën terroriste në Kandil

Forcat e Armatosura Turke zhvilluan operacion ajror ndaj Kandilit që është foleja e organizatës terroriste.

Forcat e Armatosura Turke godasin organizatën terroriste në Kandil

Sipas deklaratës së bërë nga Shtatmadhoria, si rrjedhojë e informacionit të marrë në datën 19 maj 2016, u zhvillua operacioni ajror në rajonin e Kandilit.

Në operacion morën pjesë avionët luftarakë F16 dhe F4.

Si rezultat e operacionit që vazhdoi 45 minuta, u asgjësuan pozicionet e armatosura, vendstrehimet dhe sheshpushimet nën pemë të përcaktuara në këtë rajon.

Avionët që morën pjesë në operacion, u kthyen të sigurt në bazë.

Nga ana tjetër, në operacionin e ekipeve anti-terror të zhvilluar në një shtëpi në rrethin Gaziantep, terroristi Yunus Durmaz që vlerësohej si i ashtuquajtur përgjegjës i DAESH-it për Turqinë, shpërtheu eksplozivin që ndodhej mbi të.

Në këtë operacion u kap i gjallë edhe një terrorist.

 



Lajme të ngjashme