Yildirim, kandidat për kryetar të përgjithshëm të Partisë AK

Përfundon mbledhja e Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv (MYK) të Partisë AK, zhvilluar sot në selinë e partisë në Ankara.

Yildirim, kandidat për kryetar të përgjithshëm të Partisë AK

Përfundon mbledhja e Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv (MYK) të Partisë AK, zhvilluar sot në selinë e partisë në Ankara.

Zëdhënësi i Partisë AK, Ömer Çelik deklaroi se kandidati për kryetar të përgjithshëm për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, AK është deputeti i Izmirit, Binali Yıldırım.

Mbledhja e zhvilluar në selinë e partisë në Ankara pa praninë e mediave, ku u përcaktua kandidati për kryetar për Kongresin e Dytë të Jashtëzakonshëm që do të zhvillohet në 22 maj, zgjati 50 minuta.

Pas mbledhjes në fjalë, zëvendës Kryetari i Përgjithshëm dhe Zëdhënësi i Partisë, Ömer Çelik dha një konferencë shtypi ku tha: “Një shok i vyer, me konsensus të madh, deputeti i Izmirit dhe njëkohësisht Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Z. Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), është zgjedhur kandidat për kryetar të përgjithshëm.

Kandidati për kryetar të Partisë AK, Binali Yıldırım, në fjalën e falënderimit tha: “Është një nga krenaritë më të larta zgjedhja si kandidat për kryetar të Partisë AK për të cilën jam gjithmonë shumë krenar që jam një nga themeluesit dhe në të njëjtën kohë është një përgjegjësi e madhe”.

Ai theksoi harmoninë në këtë periudhë të re dhe preku edhe çështjen e terrorit.

“Populli të rrijë i qetë, këtë terror të mallkuar do ta eliminojnë nga rendi i ditës së Turqisë” tha Binali Yıldırım.

 

 


Fjalët Kyçe: Binali Yildirim , Partia AK

Lajme të ngjashme