Shtatmadhoria: Helikopteri u godit nga terroristët

Shtatmadhoria e Turqisë ka bërë një deklaratë në lidhje me helikopterin e rënën pas sulmit terrorist në Rajonin e Bazës në Çigli Tepe në Çukurca të Hakkjarit në 13 maj.

493912
Shtatmadhoria: Helikopteri u godit nga terroristët

Objektivat e përcaktuara pas sulmit terrorist, u goditën nga ana e avionëve F-16, ndërkohë që në rajon u dërguan edhe 2 helikopterë sulmues.

Një nga helikopterët ishte rrëzuar për shkaqe të paditura.

Në deklaratën e Shtatmadhorisë në lidhje me rrëzimin e helikopterit jepej informacion në lidhje me ngjarjen.

“Arrihet në përfundimin se helikopteri mund të jetë rrëzuar si pasojë e zjarrit të hapur nga toka nga terroristët, që ka gjasa të jetë një mjet i ngjashëm me ndonjë lloj rakete të hedhur nga toka”.

Në deklaratë theksohet se inspektimet janë duke vazhduar nga ana e departamenteve të autorizuara të cilat zotërojnë certifikata ndërkombëtare në aktivitetet teknike dhe inspektimeve të detajuara.

Në sulmin e datës 13 maj humbën jetën 8 ushtarë, 2 prej tyre pilotë, ndërkohë që u asgjësuan 13 terroristë.

 



Lajme të ngjashme