Paria e shtetit publikon mesazh urimi me rastin e 19 majit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Ahmet Davutoglu, publikuan nga një mesazh urimi me rastin e 19 majit, Dita përkujtimore e Ataturkut dhe Dita e Rinisë dhe Sportit.

Paria e shtetit publikon mesazh urimi me rastin e 19 majit

“Lufta për pavarësi e filluar nga Gazi Mustafa Qemal në 19 maj 1919 në Samsun, është rilindja nga hiri i një populli që kërkohej të groposej në histori dhe është marshimi i lirisë dhe prosperitetit drejt të ardhmes” tha Presidenti Erdogan dhe duke iu drejtuar të rinjve shtoi: “Me fuqinë dhe frymëzimin që marrim nga e shkuara,  duke përparuar drejt objektivave të 2023, ju jeni garancia jonë më e madhe. Në sytë tuaj që ndriçojnë me shkëlqim, në zemrat tuaja që rrahin me entuziazëm, në fytyrat tuaja të ndriçuara, ne shohim vullnetin, vendosmërinë dhe besimin që kurorëzoi me fitore Luftën Çlirimtare".

“Ju jeni shpresa dhe fuqia jonë më e madhe për një të ardhme më të mirë” tha Presidenti Erdogan duke iu drejtuar të rinjve.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Ismail Kahraman, publikoi një mesazh urimi me rastin e 19 majit, Dita përkujtimore e Ataturkut dhe Dita e Rinisë dhe Sportit.

“Të rinjtë janë garancia jonë për të ardhmen. Energjia që i nxjerr ata sot nëpër sheshe për të festuar, atdheu, flamuri dhe vlerat tona kombëtare që i janë lënë amanet atyre, na jep forcë dhe siguri për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë” tha Kahraman drejtuar rinisë.

Kurse Kryeministri Ahmet Davutoğlu në mesazhin e tij tha; “Të dashur të rinj, ndarja me ju sot të këtij entuziazmi, vë në shesh në mënyrën më të bukur vlerat dhe besimin që ndjejmë tek ju të gjithë bashkërisht si komb”.

“Ne besojmë se ju, me edukatën që jeni duke marrë, do të jeni përfaqësuesit më të përzgjedhur të paqes, tolerancës, bonsensit, kulturës së demokracisë dhe dashurisë për atdheun. Unë kam besim se brezave që do të vijnë, do ti lini një vend edhe me më shumë prosperitet” tha Davutoglu.



Lajme të ngjashme