Ditari i terroristes: PKK-ja na përdori si karrem

Sipas lajmit të gazetës “Yeni Şafak”, në operacionet në Nusaybin u shtie në dorë një fletore shënimesh që i përkiste një terroristeje të PKK-së.

Ditari i terroristes: PKK-ja na përdori si karrem

Në këtë fletore ose më saktë ditar, bie në sy dëshpërimi, depresioni dhe pendimi i terroristes që ishte përfshirë në radhët e organizatës.

Në shënimet e saj ajo bën të ditur dhimbjet e mëdha, përdorimin e tyre nga ana e udhëheqësve si karrem, vdekjen e shumicës së shokëve dhe shoqeve dhe dëshpërimin se edhe fundi i atyre që kanë mbetur gjallë është vetëm vdekja.

Ajo i këshillon të gjithë me në krye vëllezërit dhe motrat e saj që të mos i bashkohen organizatës dhe në ditar shkruan gjithashtu: “kushdo që i gjen këto shënime, i lutem që ti dorëzojë tek familja ime”.

Forcat e sigurisë bëjnë të ditur se ditari iu dorëzuar familjes së terroristes.



Lajme të ngjashme