Zëdhënësi Bilgiç: Turqit e Trakisë Perëndimore nuk përfitojnë nga të drejtat e pakicave

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke përgënjeshtroi deklaratat e autoriteteve greke se pakicat përfitojnë nga të drejtat e tyre.

493142
Zëdhënësi Bilgiç: Turqit e Trakisë Perëndimore nuk përfitojnë nga të drejtat e pakicave

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç tha se deklaratat e autoriteteve greke se “Turqit e Trakisë Perëndimore përfitojnë nga të gjitha të drejtat në Greqi”, nuk e pasqyrojnë të vërtetën.

“Nëse shikojmë në gjendjen aktuale, këto deklarata janë larg nga realiteti”, - ka thënë Bilgiç.

Në deklaratën me shkrim, zëdhënësi Bilgiç shkruan se në mesin e pritshmërive themelore të turqve të Trakisë Perëndimore janë rimarrja e nënshtetësisë të pakicave të nxjerrë nga nënshtetësia e Greqisë dhe respektimi i identitetit etnik.

Ndërkaq zëdhënësi Bilgiç tha se pritshmëria e Turqisë nga qeveria greke është vënia në jetë të rregullimeve ligjore me të cilat do t’ju mundësohet pjesëtarëve të pakicave të përfitojnë nga të drejtat dhe liritë e tyre, ndërsa vijoi duke thënë se kjo do të ketë pasqyrime pozitive në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë.



Lajme të ngjashme