Turqi – 10 terroristë të vrarë në dy operacione në Hakari

Forcat e Armatosura Turke (FAT) në dy operacione që kanë kryer në zonën malore Dallëxha (Dağlıca) të Hakarit kanë neutralizuar 10 terroristë.

Turqi – 10 terroristë të vrarë në dy operacione në Hakari
tsk pkk operasyon.jpg

Në një komunikatë të Shtatmadhorisë turke thuhet se në operacionit që është kryer në datën 16 maj ndaj një shpelle në zonën malore Dallëxha (Dağlıca) janë gjetur të vrarë 7 terroristë.

Një ditë më pas, në operacionin që e vazhduar në të njëjtën zonë u asgjësuan 3 terroristë, një femër, të cilët ishin fshehur brenda në një shpellë.

Kurse në operacionet e ushtrisë turke brenda vendit dhe përtej kufirit janë asgjësuar një numër i madh pozicionesh dhe vendstrehimesh të organizatës terroriste.

Kurse në kuadër të një operacioni tjetër janë kryer sulme ajrore ndaj objektivave të përcaktuar në kohë reale në terren në zonën malore që ndodhet midis Dallëxha (Dağlıca) dhe Avashin/Basjan (Avaşin/Basyan).

Edhe në këto operacione objektivat janë goditur në shënjestër. Ndërkohë vazhdon aktiviteti zbulues për verifikimin e humbjeve të terroristëve.



Lajme të ngjashme