Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi - Forcat e sigurisë neutralizojnë 12 terroristë të PKK-së

Forcat e sigurisë dje në orët e mbrëmjes rrethuan një shtëpi në lagjen Yeni Mahalle të Sirnakut ku ndodheshin një numër i madh i terroristëve.

Turqi - Forcat e sigurisë neutralizojnë 12 terroristë të PKK-së

Në operacionet që forcat e sigurisë kanë ndërmarr kundër organizatës separatiste terroriste PKK në Sirnak, janë neutralizuar 12 terroristë.

Operacionet e filluara më 14 mars pas shpalljes së ndalim qarkullimit me qëllim të kapjes së terroristëve, heqjen e mjeteve shpërthyese dhe barrikadave, vendosjen e sigurisë së qytetarëve, vazhdojnë ende.

Forcat e sigurisë dje në orët e mbrëmjes rrethuan një shtëpi në lagjen Yeni Mahalle të Sirnakut ku ndodheshin një numër i madh i terroristëve.

Pas thirrjes për tu dorëzuar të bërë nga ana e forcave të sigurisë, terroristët u kundërpërgjigjën me armë.

Në përleshjet që zgjatën afërsisht 1 orë, u asgjësuan 12 terroristë në mesin e të cilëve ndodhej edhe i ashtuquajturi udhëheqës i lartë i organizatës. Gjatë këtij operacioni janë kapur edhe një numër i madh i municionit dhe materiale të ndryshme të terroristëve.

Numri i terroristëve të neutralizuar nga ana e forcave të sigurisë deri më sot gjatë operacioneve në këtë qytet doli në 386, ndërsa janë hequr 164 barrikada dhe janë mbyllur 21 hendeqe.  



Lajme të ngjashme