Turqi – 16,4% e popullsisë është e re

Sipas studimit me titull “Rinia në Statistika-2015” të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) vitin e kaluar 16,4% të popullsisë e përbënin të rinjtë e grupmoshës 15-24 vjeç.

492652
Turqi – 16,4% e popullsisë është e re

16,4% e popullsisë në Turqi përbëhet nga rinia.

Sipas studimit me titull “Rinia në Statistika-2015” të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK) vitin e kaluar (2015) 16,4% të popullsisë e përbënin të rinjtë e grupmoshës 15-24 vjeç.

Sipas përfundimeve të këtij studimi numri i të rinjve vitin e kaluar në mbarë vendin ka qenë 12 milionë e 899 mijë e 667 banorë, nga të cilët 51,2% janë të gjinisë mashkullore, kurse 48,8% i përkasin gjinisë femërore.

Provinca me nivelin më të lartë në popullsi të re është Hakari, kurse ajo me nivelin më të ulët është Muğla.

Sipas të dhënave (të TUIK) raporti i përdorimit të internetit tek të rinjtë e grupmoshës 16-24 vjeç nga 73% që ka qenë në vitin 2014, në vitin 2015 është rritur në 77%.

Ndërsa raporti i përdorimit të internetit tek vajzat e reja në vitin 2015 shënoi një rritje prej 5,7 pikësh dhe u realizua në nivelin e 68,9%. Kurse tek djemtë e rinj ky raport është 85,1%.

Në vitin 2014 raporti i të rinjve që e ndjejnë veten të lumtur ishte 61,2%, kurse në vitin 2015 ky raporti u rrit në 63,8%.

Sipas studimit në vitin 2015 raporti i lumturisë tek djemtë e rinj u realizua 58,5% kurse tek vajzat e reja ky raport doli 69,5%.

Ndërsa raporti i popullsisë së re që është optimiste për të ardhmen është 83%.



Lajme të ngjashme