Rusia zgjeron listën e bizneseve që duan të punësojnë turq

Kryeministri i Rusisë, Dmitrij Medvedev ka firmosur një vendim të qeverisë që zgjeron listën e bizneseve ruse që mund të punësojnë shtetas turq.

492587
Rusia zgjeron listën e bizneseve që duan të punësojnë turq
rus şirket türk işçi istihdam.jpg

Në Federatën e Rusisë është zgjeruar lista e shoqërive tregtare që mund të punësojnë shtetas turq.

Sipas një vendimi të firmosur nga Kryeministri i Rusisë, Dmitrij Medvedev në listën e bizneseve që mund të punësojnë edhe shtetas turq janë përfshirë banka agrare turke “Ziraat Bankasi”, dega e bankës tjetër turke “Yapı Kredi” në Moskë, filialet e bankave “Is Bank” dhe “Garanti” në Moskë, “Prokommertbank” dhe “Credit Europe”.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa kompani të mëdha turke ndërtimi si “Rönesans İnşaat”, “Gama”, “Limak”, “IC İçtaş”.

Në bazë të vendimit në fjalë një pjesë e kompanive, për të cilat më herët u ishin kufizuar kompetencat lidhur me punësimin e shtetasve turq, tani do të kenë mundësi të punësojnë personel të ri, por me kusht që të mos tejkalojnë kuotat e përcaktuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave të Rusisë publikuar më 31 dhjetor 2015.



Lajme të ngjashme