Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

MPJ turke përkujton eksodin e tartarëve të Krimesë në përvjetorin e 72-të

Turqia bëri të ditur se do të vazhdoj të jetë pranë tartarëve të Krimesë në përpjekjet demokratike dhe paqësore për të drejtat e tyre.

MPJ turke përkujton eksodin e tartarëve të Krimesë në përvjetorin e 72-të

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgiç publikoi një deklaratë me shkrim me rastin e përvjetorit të 72-të të dëbimit të Krimesë.

Bilgiç tha se dëbimi i tartarëve të Krimesë nga vendlindjet e tyre në vitin 1944 nga ana e udhëheqjes sovjetike ka hyrë në histori si një “njollë e zezë”, ndërsa shtoi se Turqia dënon ashpër këtë spastrim etnik.

Ai rikujtoi edhe aneksimin ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014, ndërsa shtoi se “Turqia do të vazhdoj të jetë pranë tartarëve të Krimesë në përpjekjet e tyre demokratike, paqësore dhe drejtë”.

Gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik, Tartarët e Kirmesë me urdhrin e Joseph Stalinit janë dëbuar me forcë në mënyrë masive nga vendlindja e tyre duke mos bërë dallim gra, fëmijë të moshuar e të sëmurë dhe në mënyrë çnjerëzore u syrgjynosën për në Azinë Qendrore, Ural dhe Siberi.

Me dhjetëra mijëra tartarë kanë humbur jetët e tyre nga mungesa e ajrit, sëmundjet, uria e etja në vagonët e trenave për transportin e mallrave me të cilat u dëbuan nën hijen e armëve për në udhëtimin e vdekjes. Ndërkaq një numër i madh i tyre kanë vdekur nga varfëria, presionet dhe kushtet e vështira të punës që përjetuan gjatë syrgjynosjes.

Sot mbi 100 mijë tartarë të Krimesë jetojnë ende të syrgjynosur. Plagët që i ka hapur kjo mizori janë ende të freskëta në mendjen e Turqisë, e cila i hapi portat e saj në ditët e vështira për bashkëkombësit e tyre tartarët e Krimesë.    



Lajme të ngjashme