Turqia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia thellojnë bashkëpunimin ushtarak

Ministrat e Mbrojtjes së Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë nënshkruan të dielën në qytetin Gabala të Azerbajxhanit një komunikatë të përbashkët, që simbolizon fillimin e periudhës së re të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet tri vendeve.

Turqia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia thellojnë bashkëpunimin ushtarak

Në një dalje publike pas Ministerialit IV të Mbrojtjes Turqi-Azerbajxhan-Gjeorgji, ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Ismet Yilmaz, theksoi se bashkëpunimi ushtarak, që po thellohet çdo ditë e më tepër ndërmjet Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, është një mekanizëm në dobi dhe në shërbim të interesave të përbashkëta të tri shteteve.

Sa i përket konfliktit Armeni-Azerbajxhan dhe problemit të Karabakut Malor (Nagorni Karabak), Ismet Yilmaz u shpreh me fjalët: “Erevani nuk mund t’i vijojë këto politika agresive, luftarake dhe pushtuese. Politikat agresive dhe pushtuese s’mund të fitojnë në asnjë vend.”



Lajme të ngjashme