Turqi - Turistët shprehin interes të veçantë për Tunelin e Titit

‘Tuneli Titi’, i ndërtuar nga 1 mijë robër në qytezën e sotme Samandağ të Hatayit, vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për turistët.

Turqi - Turistët shprehin interes të veçantë për Tunelin e Titit

Tuneli Titi është ndërtuar në shekullin e parë p.e.s. me urdhër të perandorit romak, Vespasiani me qëllim për të parandaluar përmbytjet që shkaktonin ujërat e rrëmbyeshme që vinin nga mali. Rreth 1 mijë robërve iu deshën 10 vite për të përfunduar këtë tunel.

Vizitorët magjepsen me arkitekturën interesante dhe bukuritë natyrore të tunelit.  

Afërsisht 2 vite më parë tuneli është përfshirë në listën e përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Tuneli është i gjatë 1 mijë e 380 metra, ka një lartësi prej 7 metrash dhe gjerësi 6 metra.

Në Hatay gjenden gjurmët e banimit të hershëm të njerëzimit. Provinca ofron shumë bukuri historike dhe natyrore që nga Epoka Paleolitike e këtej. Këtu ndodhen gjithashtu edhe kisha e parë shpellore e Shën Pjetrit dhe xhamia e parë e Anadollit, Xhamia Habib-i Nexhar.



Lajme të ngjashme