Turqi - 1 ushtar u nënshtrohet plagëve të marra gjatë luftimeve me terroristët e PKK-së

Ushtari i plagosur rëndë në luftimet me terroristët e PKK-së iu nënshtrua plagëve në spitalin ku kurohej.

Turqi - 1 ushtar u nënshtrohet plagëve të marra gjatë luftimeve me terroristët e PKK-së

Në përleshjet e armatosura mes forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Nusaybin të Mardinit ka rënë dëshmor një ushtar.

Ushtari i plagosur rëndë në luftimet që filluan pas zjarrit të hapur nga ana e terroristëve ndaj forcave të sigurisë ndërroi jetë në spitalin ku ishte shtruar për kurim.

Bëhet e ditur se operacionet në rajon vazhdojnë.

Në anën tjetër Rreshteri Kazim Ay, i cili u plagos javën e kaluar pas rënies nga shkëmbinjtë gjatë operacioneve kundër organizatës terroriste të zhvilluara në Kars, ka rënë dëshmor në spitalin e Erzurumit ku ishte dërguar për kurim.

Pas ceremonisë mortore që do të organizohet në aeroportin ushtarak në Erzurum trupi i pajetë i dëshmorit do të dërgohet në vendlindjen e tij në Aksaray ku do të përcillet për në banesën e fundit.


Fjalët Kyçe: dëshmor , ushtar , Nusaybin , Mardin , Kars , Turqi

Lajme të ngjashme