SHBA - Çmim prestigjioz për kirurgun turk, Fatih Aydogan

Kirurgu turk, prof. Fatih Aydogan, është vlerësuar me një çmim tepër prestigjioz nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve të Gjirit (American Society of Breast Surgeons - ASBrS), që konsiderohet si shoqata profesionale më e madhe në botë e kirurgëve të gjirit.

SHBA - Çmim prestigjioz për kirurgun turk, Fatih Aydogan

Profesori Aydogan, anëtar i stafit akademik të Degës së Kirurgjisë së Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë “Cerrahpasa” të Universitetit të Stambollit, u pa i denjë për këtë çmim falë studimit të tij për “dallimet në përhapjen e nëntipave të kancerit të gjirit tek meshkujt sipas racave”.

Çmimi në fjalë iu dorëzua prof. dr. Fatih Aydoganit gjatë recepsionit me rastin e takimit vjetor të kirurgëve amerikanë të gjirit, që u organizua në qytetin Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 13-17 prill.

Më parë, në shtator të vitit të kaluar, kirurgu i famshëm turk ishte vlerësuar në San-Francisko të SHBA-ve me “Çmimin e Meritës”, që u jepet shkencëtarëve të spikatur në fazat e hershme të karrierës nga Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike (American Society of Clinical Oncology – ASCO).



Lajme të ngjashme