Erdogan përgëzon Jamalan për fitoren në Eurovision

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përgëzuar përmes telefonit këngëtaren tartaro-krimeane, Jamala, e cila fitoi Eurovisionin për Ukrainën të shtunën në Suedi.

Cemale Jamala Eurovision Ukrayna Kırım tatarları 1944
jamala ukrayna eurovision aday.jpg
eurovision jamala final.jpg
eurovision birincisi kırımlı tatar jamala ukrayna.jpg
eurovision birincisi kırımlı tatar jamala ukrayna.jpg

Sipas burimeve presidenciale në Ankara, Erdogan gjithashtu i ka uruar Jamalas, fituese e Eurovisionit me këngën “1944”, që trajton dëbimin masiv të tartarëve të Krimesë në Azinë Qendrore nga ish-Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës II Botërore, suksese të mëtejshme në karrierën e saj artistike.

Jamala, nga ana e saj u shpreh mjaft e emocionuar për këtë telefonatë përgëzuese të kreu të shtetit turk dhe e falënderoi atë me sinqeritet.

Artistja tartare e Krimesë, e cila përfaqësoi Ukrainën në edicionin e 61-të të Eurovisionit në Stokholm, deklaroi se përmes kësaj fitoreje e gjithë bota ka mësuar historinë e fshehur prej vitesh të Krimesë.

Në kthim nga Suedia, Jamala u prit në Aeroportin “Borispol” të Ukrainës nga qindra simpatizantë, që mbanin në duar lule dhe flamuj ukrainas e tartaro-krimeanë.

“Do të doja shumë që Eurovisioni i vitit të ardhshëm të organizohej në atdheun tim, në Krime. Tani Krimeja është nën pushtim dhe nuk jam e sigurt nëse këtij pushtimi mund t’i jepet fund brenda një viti. Këtë e them jo se nuk kam besim tek kjo, por sepse këtë nuk mund ta arrijmë për një vit”, deklaroi Jamala në aeroport.

Sa i përket domethënies së triumfit të saj në Eurovision, ajo u shpreh me fjalët: “Të gjithë dëgjuan historinë e fshehur, që askush nuk donte të flitej prej vitesh. Kjo fitore vërteton ekzistencën e drejtësisë. Kemi kapërcyer shumë dhimbje. Përmes kësaj kënge, Evropa dëgjoi aneksimin (e Krimesë), luftën, revolucionin dhe dhimbjet e tjera në Ukrainë. Evropa më votoi mua, më kuptoi dhe më ndjeu. Sepse kjo këngë vjen thellë nga zemra, nga shpirti.”

“Ukraina e meritoi me 100% këtë triumf”, shtoi Jamala.

Emri i vërtetë e i saj është Susana Jamaladinova dhe ajo është e lindur në Kirgizi, ku familja e saj ishte strehuar gjatë Luftës II Botërore.

Më vonë, familja e këngëtares tartare ishte kthyer në Krime; por Jamala nuk ka shkuar më atje që prej aneksimit nga Rusia. Prindërit dhe familja e gjerë e saj jetojnë në Krime.

Këngëtarja tartaro-krimeane do të nderohet me titullin “Artiste e Popullit” në Ukrainë.



Lajme të ngjashme