Artileria turke neutralizon 27 terroristët e DAESH-it në Siri

Operacionet e përkrahura nga ajri nga ana e forcave të koalicionit u ndërmorrën matanë kufirit në veri të Halepit.

Artileria turke neutralizon 27 terroristët e DAESH-it në Siri

Në operacionet që forcat e armatosura turke kanë ndërmarr nga toka me artileri dhe forcat e koalicionit nga ajri mbi pozicionet e DAESH-it në zonën kufitare të Sirisë në veri të Halepit. janë neutralizuan të paktën 27 terroristë të DAESH-it.

Bëhet e ditur se matanë kufirit në veri të Halepit u zbuluan pozicionet e DAESH-it të cilat ishin në përgatitje për sulm. Më pas pozicionet e DAESH-it u qëlluan nga ana e baterive të obusëve të Forcave të Armatosura Turke të tipit Stuhia.

Ndërkaq edhe forcat e koalicionit organizuan 3 sulme të ndara ajrore ndaj pozicioneve në fjalë.

Gjatë këtyre operacioneve janë asgjësuara 5 pozicione të fortifikuara të mbrojtjes dhe dy pozicione të armëve.   

Forcat e opozitarëve gjatë këtyre operacioneve arritën të rimarrin zonat Faydiyuah, Sheikh Rih, dhe Tel Hishn.



Lajme të ngjashme