Shkon në 8 numri i të arrestuarve për sulmin e marsit në Ankara

Në kuadër të hetimit për sulmin terrorist, ku një autobombë shpërtheu në afërsi të stacionit të autobusit në 13 mars në Guvenpark në Ankara, numri i të arrestuarve ka arritur në 8.

Shkon në 8 numri i të arrestuarve për sulmin e marsit në Ankara

Prokurorët e republikës së vazhdojnë hetimin në lidhje me këtë sulm terrorit, 3 nga 4 të ndaluarit në Ankara, Stamboll dhe Kars, i ka dërguar për arrestim në gjykatën penale.

Prokurorët kanë kërkuar arrestimin e të pandehurve A.K. dhe S.K për “prishje të unitetit të shtetit dhe tërësisë territoriale të vendit”, “vrasje” dhe “tentativë për vrasje”, kurse S.Y. akuzohet për “prishje të unitetit të shtetit dhe tërësisë territoriale të vendit”.

Pas marrjes në pyetje në gjykatën penale, të pandehurit janë arrestuar dhe janë dërguar në burg.



Lajme të ngjashme