Mitingu i madh në Ankara për përkujtimin e viktimave të Krimesë

Në Ankara u zhvillua “mitingu i zisë” për të përkujtuar tartarët e Krimesë të cilët u syrgjynosën 72 vjet më parë nga atdheu i tyre.

Mitingu i madh në Ankara për përkujtimin e viktimave të Krimesë

Për mitingun e organizuar nga Platforma e Organizatave Tartare të Krimesë, mijëra persona të ardhur edhe nga rrethe të ndryshme të Turqisë, u mblodhën përpara Qendrës së Kulturës Ataturku në Kryeqytet.

Mijëra njerëz që mbanin në duar flamuj të Krimesë, Ukrainës dhe Turqisë, duke hedhur slogane të ndryshme, marshuan drejt Sheshit Anadolli. Pesëmarrësit hynë në sheshin e mitingut duke kaluar nga masa të larta sigurie.

Në këtë aktivitet u mbajt qëndrim nderi për dëshmorët turq dhe krimeanë dhe u kënduan himnet kombëtare të dy vendeve. Në mitingun ku u lexuan lutje, u kënduan edhe këngë popullore të Krimesë.

Kryetari i Përgjithshëm i Shoqatës së Krimesë, në fjalimin e tij tha se presioni dhe mizoria e ushtruar nga Rusia 72 vjet më parë po përsëritet përsëri edhe në ditët tona.

Ai theksoi se përpjekja e tartarëve të Krimesë që qëndrojnë kundër pushtimit të padrejtë të Rusisë në Ukrainë do të vazhdojë dhe falënderoi të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe qëndrojnë pranë ndërgjegjes dhe të pafajshmëve.

Edhe ambasadori i Ukrainës në Ankara, Sergiy Korsunsky, tha “Unë ndjej turp edhe sot e kësaj dite që nuk mundëm të pengojmë pushtimin e Krimesë. Ditët që do ti japim fund pushtimit të gjithë sëbashku janë shumë të afërta”.  



Lajme të ngjashme