PYD rrëmben 6 vajza për ti rekrutuar në radhët e organizatës terroriste

PYD-ja që është zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri, ka rrëmbyer 6 vajza të moshës 12 vjeçare për ti rekrutuar ato në radhët e organizatës.

PYD rrëmben 6 vajza për ti rekrutuar në radhët e organizatës terroriste

Sipas informacioneve të burimeve lokale, organizata terroriste në datën 4 maj rrëmbeu dy vajza që shkonin në kurs gjuhe në Kamisli.

Terroristët e PYD-së, i çoi vajzat në kampin e trajnimit ushtarak që gjendet 60 kilometra në lindje të qytezës Tel Berrak.  

Nënat e vajzave reaguan ndaj organizatës dhe bënë protesta përpara një ndërtese që bëjnë të ditur se PYD-ja e përdor për regjistrimin e anëtarëve të rinj që mbledhin.

Kjo organizatë, në datën 5 maj rrëmbeu një vajzë në fshatin Kork në zonën rurale të Kobanit (Ayn el-Arap), në datën 9 maj rrëmbeu 2 vajza dhe një shoqen e tyre që prisnin përpara shkollës në Birhati.

Burimet lokale bëjnë të ditur se babai i njërës prej vajzave arriti të shpëtojë vajzën nga duart e organizatës dhe e dërgoi atë në Turqi, por bëhet e ditur se babai është kapur nga ana e PYD-së duke e mbajtur atë të burgosur në Kobani.  

Ndërkohë që PYD-ja arreston dhe burgos ata që kritikojnë zbatimet e tyre, shumë të rinj që duan ti shpëtojnë këtyre zbatimeve, arratisen drejt Udhëheqjes rajonale Kurde të Irakut dhe në Turqi.



Lajme të ngjashme