Turqi – Në Sirnak asgjësohen 15 terroristë

Në operacionet e forcave të rendit kundër terroristëve të organatës separatiste PKK në zonat malore të Sirnakut janë neutralizuar 15 terroristë.

hakkari helikopter.jpg

Sot në mëngjes terroristët e organizatës separatiste PKK sulmuan repartin e ushtrisë në zonën malore në vendin e quajtur Çëllë-Çukurxha (Çığlı-Çukurca) të Hakarit (juglindje). Në përleshjet me terroristët ranë dëshmorë 6 ushtarë.

Në zonë u dërgua menjëherë për ndihmë një helikopter i tipit Kobra. Por si pasojë e rrëzimit të helikopterit për arsye të një defekti teknik humbën jetën edhe dy ushtarë të tjerë.

Në këtë incident u plagosën edhe 8 ushtarë.

Në rajon u dërguan trupa shtesë të mbështetura edhe me avionë F-16, helikopterë sulmues, mjete fluturimi pa pilot. Përleshjet vazhdojnë ende dhe deri më tani janë neutralizuar 6 terroristë.

Ndërkaq në operacionet antiterror që vazhdojnë në Sirnak janë asgjësuar 15 terroristë.



Lajme të ngjashme