Erdogan i shpreh ngushëllimet popullit turk dhe familjeve të dëshmorëve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia do të shpëtojë nga të gjitha organizatat e përgjakura dhe aleancat e ndotura një e nga një.

Erdogan i shpreh ngushëllimet popullit turk dhe familjeve të dëshmorëve

Në deklaratën e bërë me shkrim nga Media Qendrore e Presidencës, bëhej e ditur se Presidenti Erdogan kërkoi rahmet për ushtarët që ranë dëshmorë në përleshjen me anëtarët e organizatës terroriste separatiste në rajonin e bazës Çigli (Çığlı) të nënprefekturës Çukurca të rrethit të Hakkjarit, shprehu ngushëllimet familjes së dëshmorëve dhe popullit turk dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Asnjë përleshje, asnjë kurth, nuk do të na ndalojë ne për të mbrojtur unitetin dhe bashkimin dhe tërësinë tonë territoriale. Për sa kohë që pas forcave tona trime dhe të përkushtuara qëndron populli ynë, Turqia do të shpëtojë nga të gjitha organizatat e përgjakura dhe aleancat e ndotura një e nga një” tha Presidenti Erdogan.

Sot në mëngjes 8 ushtarë kanë rënë dëshmorë në përleshjet me terroristët e organizatës separatiste PKK në qytezën Çukurxha të Hakarit.

6 ushtarë turq ranë dëshmorë gjatë përleshjeve me terroristët në bazën ushtarake Çigli (Çığlı) të nënprefekturës Çukurca.

Kurse për shkak të rënies si pasojë e një defekti teknik të helikopterit Kobra të dërguar menjëherë në rajon pas përleshjeve, humbën jetën edhe 2 ushtarë të tjerë, ndërsa bëhet e ditur se pati edhe 8 të plagosur.

Në rajon u dërguan trupa shtesë të mbështetura edhe me avionë F-16, helikopterë sulmues, mjete fluturimi pa pilot. Përleshjet vazhdojnë ende dhe deri më tani janë neutralizuar 6 terroristë.

Nga ana tjetër, në operacionet antiterroriste që vazhdojnë në Sirnak, u asgjësuan 15 terroristë.

Kurse në nënprefekturën Baykan të Siirtit, u vranë dy terroristë si rrjedhojë e përleshjes pasi nuk ndaluan makinën pavarësisht urdhrit “Ndal” të policisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Forcat e Armatosura Turke, në operacionet ajrore nga data 29 prill deri më 10 maj, janë asgjësuar 140 terroristë dhe janë plagosur 73 të tjerë.



Lajme të ngjashme