Parlamenti i Gjeorgjisë falënderoi Turqinë

Komiteti i Punëve të Jashtme dhe Integrimit me Evropën pranë Parlamentit gjeorgjian, ka falënderuar Turqinë për mbështetjen që i jep këtij vendi për anëtarësim në NATO.

Parlamenti i Gjeorgjisë falënderoi Turqinë

Deklarata e publikuar në faqen zyrtare të internetit të Parlamentit që mban firmën e Kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme, Tado Japaridze dhe Kryetarit të Komitetit të Integrimit me Evropën, Levan Berdzenişvili, theksohej se kanë ndjerë mbështetjen e Turqisë që nga vitet e para të shpalljes së pavarësisë e deri më sot.

Në deklaratë bëhej e ditur se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Gjeorgjisë janë një shembull i stabilitetit të rajonit dhe përdorej shprehja: “Homologët tanë turq i falënderojmë gjithashtu për mbështetjen e dhënë për pavarësinë e Gjeorgjisë, sovranitetin dhe tërësitë territoriale të njohura brenda kufijve ndërkombëtarë”.

Mbështetja e Turqisë, partnere strategjike dhe anëtare e NATO-s, në këtë fazë ka një rëndësi shumë të madhe, bëhet e ditur në deklaratë dhe shtohej se kjo mbështetje është një hap që vërteton marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.

“Deklarata e bërë nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe thirrja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan kundrejt vendeve të NATO-s për të përforcuar koordinimin dhe bashkëpunimin me rajonin e Detit të Zi, erdhi në një kohë me deklaratën e NATO-s se në samitin e ardhshme do të merren rezultate konkrete. Për Gjeorgjinë, ky lloj bashkëpunimi ka një rëndësi jetike. Mbështetja e Turqisë për përforcimin e Gjeorgjisë dhe në procesin e zgjerimit të NATO-s, do të jetë gjithmonë kontributi më i madh” shkruhej në deklaratën e parlamentit gjeorgjian.



Lajme të ngjashme