Erdogan: Ata që mbrojnë tezat e terroristëve i shohim siç shohim vetë terroristët

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, reagoi ndaj qëndrimit që Bashkimi Evropian tregon ndaj organizatës terroriste PKK.

Erdogan: Ata që mbrojnë tezat e terroristëve i shohim siç shohim vetë terroristët

“Nëse BE-ja është ulur aq sa të marrë për bashkëbiseduese organizatën terroriste në vend të shtetit të Republikës së Turqisë, nga ana jonë nuk ka asnjë problem. Pasi ne, ashtu siç shohim organizatën terroriste, ashtu shohim edhe ata që mbrojnë tezat e terroristëve” tha Erdogan.  

Presidenti turk mori pjesë në programin “Vullneti Vendor dhe Kombëtar në Historinë e Politikës Turke” organizuar në Congresium nga ana e Dhomës së Tregtisë së Ankarasë (ATO).

Erdogan, në fjalimin e mbajtur këtu kritikoi qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me terrorin dhe u shpreh se “Ata nuk përfillin Kilisin, shpërfillin Halepin, edhe ne kemi të drejtë që të mos i përfillim ata. Veçanërisht, nuk është e mundur që të merremi vesh me organet e bashkimit Evropian dhe vendet që nuk përputhen as me strukturën morale dhe as atë aleate përkundrejt qëndrimit që mbajnë për luftën kundër terrorit të Turqisë. Ata që vete e shohin të drejtë por për ne e shohin si luks, ata që bëjnë ato që janë të papranueshme e them shumë hapur se janë me dy fytyra.

Ndërkaq, ai përmendi edhe ekzekutimin në Bangladesh të liderit të “Jamaat-e-Islami” Motiur Rahman Nizami.

Ai shprehu besimin se Nizami nuk e meritonte këtë dënim dhe duke iu drejtuar Bashkimit Evropian që heshti ndaj këtij ekzekutimi, tha; “Po ju sikur ishit kundër dënimit me vdekje”.

Presidenti Erdogan bëri të ditur se Turqia vazhdon luftën kundër DAESH-it dhe shtoi se janë duke bërë përgatitje për të pastruar territorin përtej kufirit në Siri nga terroristët por nuk kanë marrë ende mbështetjen e dëshiruar as nga aleatët dhe veçanërisht as nga forcat e armatosura në rajon.

Ai i bëri edhe një vlerësim punimeve për kushtetutën e re dhe sistemin presidencial.

“Herët ose vonë, kushtetuta e re do të dalë përpara popullit. Gjithashtu do të vijë edhe sistemi presidencial”.  



Lajme të ngjashme