MPJ turke kritikon thirrjen e OKB-së për Cizre

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç ka kritikuar deklaratat e Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeyd Raad al Huseyin në lidhje me operacionet antiterroriste që zhvillohen në juglindje të Turqisë.

cizre operasyon

Në luftën me terrorin të gjitha masat Turqia i merr brenda kuadrit ligjor, bëri të ditur Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç dhe e vijoi me këto fjalë deklaratën e tij: “Deklarata që Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeyd Raar al Huseyin ka bërë më datë 10 maj 2016 në lidhje me vendin tonë (Turqinë), një deklaratë që është përgatitur me një këndvështrim mjaft të njëanshëm, është pritur me keqardhje nga ana jonë. Vendi ynë po përballet njëherësh me aktet gjakatare të organizatave të ndryshme terroriste siç janë PKK, DAESH dhe DHKP-C. Në operacionet antiterroriste që zhvillohen në rajonin e Anadollit Juglindor me qëllim mbrojtjen e të drejtës së jetës së qytetarëve tanë që jetojnë në këtë rajon të vendit, që është një prej të drejtave themelore të tyre, si dhe për garantimin e rendit publik, po tregohet kujdesi maksimal për ruajtjen e ekuilibrit liri-siguri dhe të gjitha masat merren brenda kuadrit ligjor”.



Lajme të ngjashme