Akar në Konferencën e Ballkanit: Të luftojmë sëbashku kundër terrorit

Shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, gjeneralarmate Hulusi Akar, tha se terrori, është një nga kërcënimet më të mëdha drejtuar botës.

Akar në Konferencën e Ballkanit: Të luftojmë sëbashku kundër terrorit

Hulusi Akar mbajti një fjalim në Konferencën e 10-të të Shefave të Shtatmadhorisë të Vendeve të Ballkanit të zhvilluar në Stamboll.

“Ne duhet të luftojmë sëbashku kundër terrorit që nuk ka asnjë arsye legjitime” tha Akar.

Ai nënvizoi se Turqia vazhdon me vendosmëri luftën kundër organizatës terroriste PKK dhe shtoi se PYD/YPG kanë dalë në shesh si dy zgjatime të PKK-së në Siri dhe duket fare qartë se këto dy organizata terroriste janë në kontakt dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Shefi i Shtatmadhorisë Hulusi Akar shpjegoi gjithashtu se PKK-ja për të siguruar mbështetjen nga jashtë, me informacione të rreme, zhvillon një propagandë intensive.

“PKK-ja nga njëra anë vret njerëzit e pafajshëm, nga ana tjetër mundohet që të fitojë legjitimitet në opinionin publik ndërkombëtar” tha Akar.

Ai u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe theksoi se Turqia në vitin 2013 e cilësoi DAESH-in si organizatë terroriste dhe që nga ajo ditë e ka trajtuar si të tillë.

“Deri më sot, në Siri dhe Irak, nga ana e Forcave të Armatosura Turke janë asgjësuar 1 300 terroristë të DAESH-it dhe janë shkatërruar shumë armë, raketa, pozicione, mjete dhe ndërtesa të tyre” tha Shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, gjeneralarmate Hulusi Akar.

 



Lajme të ngjashme