Turqi – 463 persona në pranga gjatë operacioneve të fundit antiterror

Në operacionet që janë kryer që nga fillimi i vitit e deri më tani në mbarë Turqinë kundër organizatës terroriste DAESH janë arrestuar 463 persona, dhe nga 863 të dyshuarit e ndaluar 199 janë dërguar në burg.

Turqi – 463 persona në pranga gjatë operacioneve të fundit antiterror
yurt terör operasyon.jpg

Gjatë operacioneve të policisë, xhandarmërisë dhe reparteve kufitare janë sekuestruar dokumente, armë dhe municion që i përkisnin organizatës.

Në një operacion të kryer njëkohësisht në adresa të ndryshme nga ekipet e antiterrorit të Drejtorisë së Policisë së Ankarasë janë arrestuar 4 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH, të cilit sipas përcaktimeve përgatiteshin për të kryer akt terrorist ditën e 1 Majit.

Organet e rendit konstatuan se personat e dyshuar kishin lidhje me terroristët me shtetësi siriane dhe që veprojnë në zonat e konfliktit në Siri.

Ndërkohë një nga 2 personat e ndaluar me dyshimin se kishin ardhur nga Siria për të bërë akt terrorist në Stamboll u vendos në pranga, ndërsa tjetri u lirua me kusht për t’iu nënshtruar kontrollit gjyqësor.

Një i dyshuar tjetër sirian më 6 maj u arrestua në Ankara me akuzën se ishte anëtar i organizatës terroriste DAESH.

Në kuadër të “kundërpërgjigjes së shumëfishtë” në respektim të rregullave të angazhimit (ushtarak) Forcat e Armatosura Turke ndërmjet datave 1-5 maj kanë goditur 2 mijë e 144 pozicione e objektiva të organizatës terroriste DAESH në Siri. Në këto operacione janë asgjësuar 807 terroristë në Siri dhe 365 në veri të Irakut, gjithsej 1 mijë e 172 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Kurse repartet e pozicionuara në kufirin me Sirinë janë përforcuar me trupa shtesë për të parandaluar kalimin e kufirit nga terroristët. Në vijën kufitare me Sirinë janë kapur deri tani 388 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH dhe 82 anëtarë të organizatave terroriste PYD/PKK.

Në të njëjtën periudhë si pasojë e sulmeve me raketa “Katyusha” dhe predha artilerie të DAESH-it kundër qendrës së qytetit turk, Kilis, kanë humbur jetën 20 civilë, nga të cilët 8 kishin qenë shtetas sirianë, ndërkohë që sulmet në fjalë kanë plagosur 66 vetë, 17 prej të cilëve janë qytetarë sirianë.



Lajme të ngjashme