Mesazhi i Ministrit turk të Integrimit Evropian me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori Volkan Bozkir tha se anëtarësimi i Turqisë në BE është një rezultat i natyrshëm historik dhe gjeografik.

Mesazhi i Ministrit turk të Integrimit Evropian me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori Volkan Bozkir tha se anëtarësimi i Turqisë në BE është një rezultat historik dhe gjeografik.

Në deklaratën me shkrim të bërë me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës, Ministri Bozkir shkruan kështu: “Jemi të vendosur për ti avancuar marrëdhëniet Turqi-BE, të cilat kanë fituar në shtysë dhe intensitet në çdo fushë me progresin e procesit të anëtarësimit të vendosura në themelet e interesave të përbashkëta dhe vizionit të së ardhmes”.

Duke e bërë të ditur se Dita e Evropës është ditëlindja e idesë së Bashkimit Evropian, e cila i dha fund ndasisë në kontinentin e Evropës, Ministri Bozkir tha: “Duke i kujtuar me respekt të gjithë ata që kontribuan në bashkimin e Evropës dhe në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, u uroj të gjithë popujve të Evropës, me në krye qytetarëve të Turqisë, 9 Majin Ditën e Evropës”.

“Turqia, me anë të reformave të realizuara gjatë procesit të përshtatjes me BE-në, synon ngritjen e mirëqenies dhe standardeve të jetesës së qytetarëve të saj”, - ka thënë Bozkir ndërsa shtoi se: “Në këtë ditë të përvjetorit të hedhjes së themeleve të BE-së pa Turqinë nuk do të mund të kapërceheshin problemet e përbashkëta si terrori dhe migracioni i parregullt”.



Lajme të ngjashme