2 ushtarë bien dëshmorë në Mardin të Turqisë

Si pasojë e shpërthimit të eksplozivit të vendosur nga ana e terroristëve në nënprefekturën Nusaybin të rrethit Mardin, 2 ushtarë ranë dëshmorë në krye të detyrës.

2 ushtarë bien dëshmorë në Mardin të Turqisë

Në këtë rajon, Forcat e Armatosura Turke dhe forcat e sigurisë vazhdojnë operacionin “Atmaca -7” që ka për qëllim mbushjen e gropave, heqjen e barrikadave, çaktivizimin e eksplozivëve të vënë nga ana e terroristëve si dhe për rivendosjen e rendit në këtë nënprefekturë.

Ndërkohë që forcat e sigurisë kryenin detyrën, si pasojë e shpërthimit të eksplozivit të vendosur nga ana e terroristëve, 2 ushtarë ranë dëshmorë në krye të detyrës.

2 ushtarët e plagosur që u dërguan menjëherë për kurim në Spitalin Shtetëror të Nusaybinit, nuk mundën të shpëtojnë pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore.

Nga ana tjetër, në operacionet kundër organizatës terroriste në Mardin, Sirnak dhe Tunceli, u asgjësuan 12 terroristë.

Kurse në operacionet në nënprefekturën Hakkjari u kapën 11 terrooristë të organizatës separatiste.



Lajme të ngjashme