Forcat e sigurisë verifikojnë dëmin që PKK i ka shkaktuar banorëve të zonës

Gjatë kërkimeve të zbatuara pas përfundimit të operacioneve në nënprefekturën Yuksesova të Hakkjarit, u vu re se shumë shtëpi dhe biznese ishin plaçkitur nga ana e terroristëve të PKK-së.

Forcat e sigurisë verifikojnë dëmin që PKK i ka shkaktuar banorëve të zonës

Në këtë nënprefekturë vazhdojnë veprimtaritë e kërkimit në kuadër të operacioneve që përfunduan 17 ditë më parë pas ndalim qarkullimit më datë 13 mars.

Në kërkimet e bëra pas operacionit në disa lagje ku forcat e sigurisë asgjësuan 200 terroristë, doli në shesh edhe dimensioni i dëmtimeve që terroristët e organizatës separatiste i kanë shkaktuar banorëve të  nënprefekturës.

Forcat e sigurisë vazhdojnë punimet për të mbledhur provat e mbetura pasi shpërthejnë eksplozivët e fshehur nga terroristët dhe vihet re një dëm i madh i shkaktuar si nëpër shtëpiJa ashtu edhe nëpër biznese të ndryshme.  

Forcat e sigurisë punojnë për të përcaktuar demin që terroristët i kanë shkaktuar atyre që nuk i ka mbështetur, të cilët i kanë cilësuar “tradhëtar dhe agjentë”, kanë mbajtur procesverbal për të gjitha dëmet e shaktuara si në banesë ashtu edhe në pajisjet e ndryshme elektronike të plaçkitura nga terroristët.

Nga ana tjetër, në nëprefekturën Nusaybin të rrethit Mardin ku është intensifikuar operacioni kundër organizatës terroriste PKK, u zbulua tuneli që planifikohej të përdorej nga terroristët për tu arratisur nga nënprefektura për në Siri.

Nga ana tjetër, të ashtuquajtur udhëheqës të PKK-së në rajonin Kandil në Irakun e Veriut, që kishin mbetur të pashpresë për shkak të operacioneve, i kishin dhënë udhëzim terroristëve që të braktisnin pozicionet e tyre.

Ndërkaq në Konja u kap një grua e cila kërkohej si “bombë vetëvrasëse” dhe 4 persona të tjerë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet policore thuhet se ekipet e anti-terrorit të Konyas, kanë ndërmarrë një operacion ku ka kapur gruan në fjalë e cila vlerësohet se mund të jetë e përfshirë në kuadron e malit të organizatës terroriste PKK.



Lajme të ngjashme